Politika

Vijon votimi në PDIU, Idrizi: Moment i rëndësishëm demokracie

Anëtarët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në mbarë vendin po votojnë për kryetarin e partisë, drejtuesit e strukturave dhe delegatët e Kongresit që pritet të mbahet më 4 qershor.

Duke komentuar procesin, kryetari Shpëtim Idrizi e ka cilësuar atë si një moment tepër të rëndësishëm.

“PDIU është në një moment të rëndësishëm të organizimit të saj të brendshëm dhe demokracisë së brendshme, do ta quaja. Ky është një moment i rëndësishëm sepse ne po krijojmë demokracinë e brendshme për herë të parë dhe në saj të ndarjes së re territoriale do krijojmë të gjithë infrastrukturën e re, sepse PDIU, me numrin e ri të anëtarësisë është një parti që ka ambicje të mëdha në garën e ardhshme elektorale, për t’i dyfishuar mandatet e saj”, ka deklaruar Idrizi.

Ndërsa deputetja Mesila Doda ka vlerësuar pjesëmarrjen e lartë të anëtarëve në votime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button