Bota

Greqi, kapen 700 kg drogë që transportohej nga Shqipëria

Plot 700 kg kanabis janë kapur nga policia greke në ishullin Zakynthos, ndërsa sipas hetimeve të para dyshohet se droga ishte nisur me një skaf nga Shqipëria për në Patra.

Deri tani janë arrestuar 7 persona, disa me precedent të mëparshëm në kë fushë, por policia nuk ka nxjerrë asnjë emër.

5 prej tyre ishin në skaf duke bërë transportin. Kurse dy personat e tjerë u kapën në vendngjarje duke pritur me kamion kanabisin për ta transportuar. Prokurorët në Athinë kishin informacione për ditën kur do bëhej transporti dhe sasinë e drogës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button