Bota

“Kush nuk kontrollon Twitter-in e tij nuk mund të mbajë kodet nukleare”

”Nëse marrim Florida-n, fitojmë zgjedhjet” ka thënë Obama i cili në shumicën e fjalimit të tij kishte në shënjestër kandidatin republika Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka adresuar kritika të ashpra ndaj kandidatit republikan, Donald Trump duke thënë: ”Kush nuk mund të drejtojë llogarinë e tij në Twitter, nuk mund të mbajë në dorë kodet nukleare”.

Presidenti i parë me ngjyrë i zgjedhur në SHBA, Obama, është takuar me elektoratin në Florida për të ndihmuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton. Ai ka marrë pjesë në një miting të organizuar në një stadium.

”Nëse marrim Florida-n, fitojmë zgjedhjet” ka thënë Obama i cili në shumicën e fjalimit të tij kishte në shënjestër kandidatin republika Donald Trump.

”Ai mendon se të gënjesh për para të gjithë atyre që e mbështesin nuk është problem” tha Obama dhe më pas shtoi: ”Ai nuk është i denjë për President. Dikush që nuk komandon dot llogarinë e tij në Twitter nuk mund të ketë në dorë kodet nukleare.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button