Amerika

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Teksas

ISIS ka marr përsipër  përgjegjësinë e sulmit në festivalin e karikaturave të profetit Mohammed në Garland, të Teksasit, dhe paralajmëron se do të ketë sulme të tjera.

Në një regjistrim në kanalin zyrtar të radios, grupi tha se dy ushtarë të Al Khilafa sulmuan ngjarjen.

Al Khilafa është term që ISIS u referohet ushtarëve të saj. Dy sulmuesit, Elton Simpson dhe Nadir Soofi plagosën një roje të sigurisë para se të vriteshin nga policia.  Lajmërimi i ISIS në radio gjithashtu i referohet Simpson dhe Soofi si “vëllezër” të grupit terrorist.

Deklarata përfundon me këtë paralajmërim:  “Ne i themi mbrojtësve të kryqit, SHBA, se sulmet e ardhshme do të jenë më të ashpra dhe më të këqija. Ushtarët e Shtetit Islamik do tju dëmtojnë me hirin e Zotit. E ardhmja është përqark jush”.

Ndërsa ISIS ka marr përsipër përgjegjësinë dy ditë pas sulmit të së dielës, nuk ka të dhëna të menjëhershme se grupi terrorist në Irak dhe Siri të ketë kontaktuar me Simpson apo Soofi, të cilët të dy jetonin në Phoenix.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button