Politika

PD kallëzim penal për Kokëdhimën: Rama ka zgjedhur të mbrojë paligjshmërinë e Koços

Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht deputetit socialist Koço Kokëdhima. Kjo gjë është bërë e ditur sot nga zëdhënësja e PD-së, e cila deklaroi se “Departamenti i Mjedisit dhe i Ligjeve në Partinë Demokratike kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se deputeti Kokëdhima ka shkelur 10 ligje e dy plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit”.

Orjela_Nebijaj3prill“Partia Demokratike do të depozitojë sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin Koço Kokëdhima, për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, pushtim toke e dëmtim mjedisi, me sarajet e tij në Qeparo. Ndërtimi i Kokëdhimës është një monument paligjshmërie dhe abuzimi, shkelje brutale e një seri ligjesh, dhe lejohet çdo ditë nga Edi Rama, edhe pse është denoncuar publikisht nga mediat dhe nga opozita”, tha ajo.

Sipas PD-së, Edi Rama ka shembur banesat e të pamundurve, ka nxjerrë në rrugë qindra e mijëra familje, ka lënë pa të vetmin burim jetesë ato që mbaheshin me një dyqan, dhe lejon 20 metra larg detit kompleksin luksoz turistik të Koço Kokëdhimës.

“Meqenëse kryeministri ka zgjedhur të mbrojë paligjshmërinë e Koços, këtë ngrehinë të madhe të abuzimit e nëpërkëmbjes së çdo norme, ne i jemi drejtuar sot prokurorisë me besimin se do të bëhet garant e zbatimit të ligjit. Pabarazia që thellon çdo ditë Edi Rama duke lejuar sarajet e beut të tij të jugut Kokëdhima, pabarazia që po arrin kulmin duke e i bërë miqtë e klientelën e tij të paprekshëm, po ndodh çdo ditë në sytë e qytetarëve, dhe nga qytetarët do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar”, tha zëdhënësja e PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button