Kosova

Reagon Policia: Uniforma nuk është refuzuar nga asnjë Stacion policor

Policia e Kosovës (PK) ka reaguar lidhur me shkrimin “Policia e Kosovës pret ‘haber’ nga Kraleva për uniformat”, duke thënë se Policia e Kosovës është në realizim të projektit për furnizim me uniforma të reja, të cilat sipas dizajnit dhe kualitetit i përkasin standardeve më të larta evropiane.

Policia thekson se furnizimi dhe shfrytëzimi i uniformave të reja ka arritur të realizohet sipas planifikimeve të parapara, dhe deri më tani janë furnizuar disa rajone duke përfshirë DRP-Prishtinën, DRP-Ferizajn etj, por ende jo edhe DRP- Mitrovicën-Jugu, e as DRP-Mitrovicën-Veri siç potencohet në shkrimet e publikuara.

“Uniforma e re e Policisë së Kosovës nuk është refuzuar nga asnjë Drejtori, Stacion apo zyrtar policor dhe e njëjta bartet nga të gjithë zyrtarët policor të cilët janë pajisur me uniformë të re deri më tani. Të gjithë zyrtarët policor që bartin uniformën e re tash e disa muaj lëvizin dhe veprojnë në të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë edhe veriun e vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në komunikatë theksohet se Policia e Kosovës në punën e saj mbështetet në parimet si: paanshmëria, profesionalizimit dhe neutraliteti, prandaj një shkrim i tillë nuk qëndron dhe më tepër ka për qëllim krijimin e opinioneve apo imazhit të ndryshëm nga ai që realisht e karakterizon Policinë e Kosovës, për më tepër është tendencë për të dezinformuar opinionin e gjerë me shkrime të tilla të pavërteta.

“Andaj, bazuar në gjendjen faktike konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se nuk ka ndodhur asnjë refuzim i pranimit dhe bartjes së uniformës së re të Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button