Opinion

Rrubrika – Të shpjegojmë thjesht Ekonominë

Nga Irena Beqiri

Merr një qindarkë por ler një lek !

Milton Friedman thoshte se ekonomia është e thjeshtë. “Gjithçka që duhet të mbani mend është se kërkesa për një produkt bie me rritjen e cmimt të tij, dhe se asgjë nuk është falas. Pjesa e vështirë është zbatimi në praktikë i këtyre dy ideve të thjeshta”. Kur Friedman tha se në këtë botë “ nuk ka drekë falas “ai donte të thoshte se – gjithcka e ka një kosto, pavarësisht se ato jo gjithëmonë janë të dukshme.
Për një ekonomist cdo zgjedhje është në fakt një shkëmbim. Pra kushdo nga ju që do të pranonte të drekonte sot me mua, edhe pse paguaj unë , edhe nëse nuk do të pretendoja të ma kthenit ftesën, madje edhe nëse vendosni të mos e keni fare mendjen tek ato që do të flasim, paguani me kënaqësinë që do të kishte marrë nëse në vend që të drekonte me mua do të kishte bërë dicka tjetër.
Njerëzit përgjithësisht janë shumë të lumtur edhe të prirur “të blejnë edhe të shesin” tezën naive se shërbimi, produkti, konsulenca, apo edhe një begenisje (nga ato për të cilat ne “vdesim “) është falas ose me një kosto më të ulët, sesa do të paguanin në të vërtëtë . Pëshembull , fluturimet me linjat lowcost që tani janë shumë në modë, janë një shembull ekselent për të kuptuar kostot oportune edhe kostot e fshehura. Nesë kostos e biletës së fluturimit low cost e cila përfshin vetëm cantën e shpinës do ti shtonit, koston e nevojes për të pasur me vete ca ndëresa apo parfumin tuaj të preferuar, apo do ti shtonit koston e kohës që do tju duhet që check in ta bëni në shtëpi edhe pse sërisht do të jeni të detyruar të prisni në rradhë për të dorëzuar bagazhin, (kuptohet nëse keni zgjedhur që pas dushit të darkës të vishni një palë ndërresa të pastra ) apo do ti shtonit kostot e kohës së harxhuar në vonesat e shpeshta , shkëbimi që keni bërë me biletën e blerë tek Austrian apo Luthansa, është padyshim pa asnjë benfit shtesë. Falas apo lirë , janë ide inovatore që ushqehen pikërisht në convencionalitetit lirë është më mirë !
A ka nevojë të studiosh ekonomi për të kuptuar cfarë fshihet pas cdo gjëje të ofruar falas apo nën kosto? Oh jo! Gjyshet tona “të memcura pa universitet “thonin “ “peshqeshit mos ju gëzo se e paguan dyplo ( dyfish)”.
Mësimi 1: Sa herë të dëgjoni se kjo konsulencë po jepet falas, apo këtë shërbim po e marrim nën kosto, kujtohu që kjo botë është e mbushur me gjëra nënkosto apo falas , vëtëm se janë shumë të shtrenjta, edhe ne nuk jemi të pasur për të blerë kaq lirë.
Mësimi 2: Që ekonomistët nuk kanë shumë miq sa do të dëshironin fajin e ka Miton Freidman!
😆

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button