Politika

Meta: LSI, rezultat të jashtëzakonshëm në këshillat bashkiakë

Kryetari i LSI, Ilir Meta, në një deklaratë të mbajtur paraditen e së premtes ka folur për një “rezultat të jashtëzakonshëm” të kësaj force politike në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Strukturat e LSI kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në këshillat bashkiakë. Kjo u arrit përmes një pune të shkëlqyer në ekip. Kemi rritje të votave në 73 mijë në Tiranë dhe 13 këshilltarë bashkiakë dhe tani, në bashkëpunim me kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, ne do të punojmë për të mbajtur premtimet e bëra. Puna në shërbim të komunitetit do të jetë angazhimi i këshilltarëve të LSI në këtë bashki”, ka deklaruar Meta.

Ai ka theksuar se, përveç rezultateve pozitive të arritura në Këshillin Bashkiak të Tiranës, LSI ka dalë forcë bindëse në Fier, që është qarku i dytë për nga madhësia, si dhe në Elbasan, Kamëz dhe zona të tjera ku LSI rezulton, sipas tij, forcë e dytë politike.

Më tej Meta ka dhënë edhe një mesazh për të gjitha forcat garuese në procesin zgjedhor: “E rëndësishme është që të gjithë kanë dalë të fituar, të gjithë festojnë fitoren e tyre”, ka thënë Meta.

Ai ka shtuar se, tani shqiptarët duhet të prekin frytet e reformës së re territoriale, e cila sipas tij do të zgjidhë më shpejt problemet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button