Kosova

Mustafa: Fadil Ferati, shembull i përkushtimit për zhvillimin e Kosovës

Sot me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherit edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati, janë bëre homazhe te varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa me bashkëpunëtorë, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i shoqëruar nga stafi komunal, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë punën dhe kontributin e dhënë nga Fadil Feratit si kryetar komune por edhe si njëri ndër veprimtarët më të shquar të LDK-së.

“Jemi këtu me kryetarin e komunës së Istogut, nënkryetarin e LDK- së, anëtarët e kryesisë, qytetarët e Istogut të nderojmë figurën e Fadil Feratit një njeri i cili ishte gjatë kryetar i kësaj komune, një veprimtar i pashoqë që ishte shembull i sjelljes dhe komunikimit por edhe përkushtimit të zhvillimit të kësaj komune dhe zhvillimit të Kosovës “, tha ndër të tjera Kryeministri Mustafa.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e tyre në homazhe çmojë lartë punën dhe veprimtarinë e Fadil Feratit .

“Sot jemi me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së Fadil Feratit të shprehim dhimbjen tonë por edhe kujtimin për punën dhe veprën e tij jo vetëm për komunën e Istogut por edhe për krejt LDK së bashku me miqtë, shokët e tij dhe qytetarët e Istogut të ju shprehim mirënjohje por edhe ngushëllime familjes së Fadil Feratit . Vlerësoj ardhjen e Kryeministrit sot këtu se gjithmonë vjen në këtë ditë të shpreh vullnetin dhe përkrahjen e tij por edhe ngushëllime familjes“, u shpreh ndër të tjera Rugova .

Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së Fadil Feratit, pjesë e homazheve ishin edhe qytetarë të shumtë të cilët vlerësuan lartë kontributin dhe veprimtarinë e Fadil Feratit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button