Politika

Rama: Nuk i kemi pranuar vendet e rezervuara, vetingu makthi i opozitës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se mazhoranca nuk i ka pranuar dhe as nuk do t’i pranojë ‘vendet e rezervuara’.

Duke hedhur edhe një herë poshtë deklaratën e djeshme të kreut të PD, Lulzim Basha, Rama tha se, jemi gati të negociojmë me opozitën, por jo duke prekur anën substanciale të draftit të reformës.

“Jam i keqardhur që dje kreu i PD bëri një përpjekje të kotë për të hedhur hi në sytë e opinionit publik. Ai tha se paskërkam pranuar vendet e rezervua, ndërkohë që une s’kam thënë gjë. Në fakt ne as nuk i kemi pranuar, as i pranojmë vendet e rezervuara, por kemi ofruar gatishmeri për të gjetur një zgjidhje substanciale me opozitën për vendet e trupës së KLGJ dhe KLP që do të votohen nga Kuvendi.

Kryeministri Rama u shpreh sot se opozita ka makth nga procesi i vetingut. Por, tha Rama, pa radiografinë e pavarur kjo nuk është më reformë.

“Lepuri më i madh është makthi nga vetingu, apo radiografia etiko-profesinale e çdo prokurori apo gjykatësi, pasi do të vedosë se kush duhet të vijojë punën i paguar nga taksapaguesit dhe kush duhet të zhvishet nga përgjegjësia e gjykatësit apo prokurorit. Kjo frikë e madhe dhe e kuptueshme e të gjihë atyre prokurorëve dhe gjykatësve, por edhe politikanëve që kanë përfituar nga këto lidhje, nuk është problemi ynë dhe nuk e bëjmë hesap të pazareve partiake. Pa një radiografi të pavarur nga partitë të gjykatësve dhe prokuroreve dhe pa përjashtuar prokurorët dhe gjykatësit që janë majmur me paratë e korrupsionit, nuk është reformë në drejtësi”, tha Rama.

I pyetur për arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi ditën e djeshme pas kërkesës së Prokurorisë, Kryeministri Rama tha se, “nuk bëj pjesë tek ata që kur nuk i pëlqen diçka për arsye politike përdorin pozicionin e tyre për të sulmuar Prokurorinë”.

Por, shtoi Rama, “mendoj se çështja duhet zbardhur më vërtetësi dhe përgjegjësi të plotë. Ashtu siç kam thënë për çdo rast, për ne nuk ka dy drejtësi. Natyrisht që ne nuk mund të heshtim kur shikojmë ndonjë rast hetimi që i kapërcen arsyet. Si rasti i Drejtorit të Policisë, pa prova, pa fakte në shkelje të ligjit, apo dy drejtuesit e tjerë të Policisë”.

“Jam gjithmonë fuqimisht në mbështetje të çdokujt dhe sigurisht të çdo anëtari të familjes sonë të madhe politike deri në sekondën kur kanë diçka per të provuar përpara drejtësisë. Atëherë duhet ta provojnë përpara drejtësisë, jo para meje apo partisë”.

Kryeministri Rama i pyetur mbi qëndrimin që ka mbajtur kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është shprehur se nevojitet konsensusi për reformën në drejtësi, u shpreh se, “s’ka asnjë diferencë mes asaj që them unë dhe asaj që thotë Kreu i Kuvendit”.

“Do të ishte mirë që reforma të votohej me konsensus. Prandaj ne po bëjmë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të votohet me konsensus. Pasi kjo nuk është vetëm e mundshme, por edhe e dëshiruar”.

Por, theksoi Rama, “vija e kuqe është vija që ndan të shkuarën nga e ardhmja. Reformë në drejtësi kemi bërë dhe here të tjera. Ja ku e kemi drejtësinë. Kështu që i qëndroj besnik bindjes që e do të bëjmë një reformë që shemb këtë sistem që nga Këshilli i Lartë i Kënetës e deri në bazë. Me një proces vetingu që do t’i bëjë radiografi çdo gjykatësi e prokurori. Ndryshe për çfarë na duhet sistemi i drejtësisë. Kujt do t’ia hedhim? Fëmijve tanë? SHBA-së? BE-së? Kujt do t’ia hedhim? Nëse vija nuk do të ishte e kuqe, as SHBA, as BE nuk do të kishin kërkuar që të shpreheshin hapur siç u shprehën hapur për zhgënjimin nga opozita”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button