Politika

Rama: Në nëntor, Samiti për Diasporën në Tiranë

Qeveria shqiptare do të organizojë në Tiranë, në 18 – 20 Nëntor 2016, Samitin e parë të Diasporës Shqiptare.

Përmes një video prezantuese të kësaj nisme, Kryeministri Edi Rama ftoi diasporën shqiptare që të bëhet pjesë e këtij Samiti, të cilin e cilësoi, “një takim historik në shkallë mbarëkombëtare”.

“Kjo është një sprovë që besoj do të na ndihmojë të diskutojmë dhe të gjejmë të gjithë së bashku, rrugët dhe mënyrat se mund të vihemi më mirë në shërbim të gjithçkaje që na bashkon dhe që e ndajmë me njëri-tjetrin për të ruajtur dhe forcuar identitetin tonë kombëtar për të mbrojtur dhe promovuar trashëgimine tonë të pasur e gjithçka tjetër që na bën krenarë që jemi shqiptarë. Mirë se të vini në Tiranë në nëntor të këtij viti, për këtë sprovë të parë, për këtë Samit të parë të diasporës shqiptare”, shprehet Kryeministri Edi Rama në videon e shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri informon se kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet shumë të veçantë, mund të informohet përmes faqes onlinewww.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerimet e veta apo të regjistrohet për të marrë pjesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button