Zgjedhjet lokale 2015

FRD zyrtarizon fushatën, Oketa: Të jemi model pozitiv

Fryma e Re Demokratike ka zyrtarizuar nisjen e fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, pasi është mbledhur më parë Asambleja Kombëtare e partisë.

Nënkryetari i kësaj partie, Gazmend Oketa ka konfirmuar edhe një herë se “FRD është pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane” dhe bëri thirrje që të gjithë kandidatët të bëjnë një fushatë të qetë dhe të rregullt.

“Të shërbejmë si një model pozitiv për zgjedhjet lokale. Të gjithë kandidatët e partive garuese duhet të kenë një sjellje shembullore për të përçuar te qytetarët vlerat më të mira”, – tha Oketa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button