Politika

Mesazhet e Veliajt: Mos votoni Saliun me Shkëlzenin dhe Monikën me Ilirin

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën Erion Veliaj vijon fushatën duke u ndalur në çdo njësi të kryeqytetit duke zhvilluar takime me banorët, ku theksoi edhe rëndësinë e investimeve që janë kryer në zonat e tyre.
“Kemi shumë punë që i kemi nisur dhe janë përgjysmë, duhet t’i vijojmë. Ne kemi shansin një herë në katër vite që ta çojmë Tiranën përpara”.

Veliaj u tha qytetarëve se përball nuk kanë kandidatë të rinj, por dyshen Berisha – Meta.

“Mos ia jepni votën atyre që e kanë fëlliqur këtë vend. Nuk po kandidon një fytyrë e re, por pas 61 kandidatëve është Saliu me Shkëlzenin dhe Monika me Ilirin”.

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga zgjedhjet, kandidati socialist bëri thirrje që më 14 maj qytetarët të votojnë për PS.

“Na duhet votë pë PS nr 2 dhe për Erion Veliaj nr 4”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button