Bota

Të paktën 52 persona të zhdukur pas një rrëshqitjeje toke

Të paktën 52 persona rezultuan të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve së tokës në një rajon të provincës Badakhshan, në veri të Afganistanit, theksuan zyrtarët rajonalë.

Sipas zëvendësguvernatorit, Gul Mohammad Beidar, një rrëshqitje toke ndodhi në fshatin Geriy Bala në distriktin Khwahan. 52 persona janë zhdukur, 25 prej të cilëve gra, 22 fëmijë dhe pesë burra.

Informacioni u konfirmua nga zëdhënësi i policisë rajonale, Lal Mohammad Ahmadzai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button