Politika

Basha do takohet me presidentin Trump: Do na mërzitet Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal në Korçë ditën e sotme në një takim elektoral me banorët e zonës. Ai paralajmëroi duke bashkëbiseduar me mbështetësit e opozitës se do të takojë Presidentin amerikan, Donald Trump, ndërsa ju drejtua njërit prej tyre, “Ku e more vesh se do e takoj Presidentin Trump. Mos na i nxirr sekretet se do mërzitet Rama, që nuk e takoi dot”.

Qytetari i’u kthye, “Thuaji hallet tona”.

Në takimin me banorët, Basha u zotua për një ekonomi më të fortë dhe një të nesërme më të sigurtë për Korçën.

Kreu i PD tha se është e papranueshme rritja e moshës së pensioneve si dhe do të lehtësohet pesha për sigurimet e fermerëve.

Ai shtoi se me pensionin e sotëm, pensionisti në qytet dhe në fshat blen më pak se para katër vitesh. Në vijim deklaroi se Edi Rama dhe Ilir Meta nuk lanë gjë pa thënë për njeri tjetrin, vetëm e vetëm për pushtet, ndërsa shtoi se nga ana tjetër opozita është e bashkuar.

Basha deklaroi se programi ekonomik i PD ka në shtyllën e saj subvencionet për bujqësinë, plot 100 milionë euro në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button