Politika

LSI prezanton kandidatët në Korçë, Meta: Në fokus të rinjtë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar këtë të enjte një takim në Korçë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë.Në fjalën e tij, sikurse në tubimet e mëparshme, ish-kryetari Ilir Meta e ka vënë theksin tek rëndësia që u duhet kushtuar të rinjve.

“Ka ardhur koha që të mos flasin të tjerët për të rinjtë, por ata të flasin dhe të vendosin vetë. Të rinjtë janë gjithçka për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”, ka deklaruar Meta.

Meta në këtë tubim ka qenë i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. I fokusuar në këtë fushë, Panariti ka premtuar se, fermerit do t’i jepet pesë herë më shumë mbështetje financiare.

“Bujqësia dhe zhvillimi i fshatit mbetet një prioritet absolut i programit tonë ambicioz. Do ta zhvillojmë bujqësinë, do ta lidhim atë me tregun, do ta bëjmë atë që të jetë konkurruese dhe fituese”, ka thënë Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button