Kosova

Ramush Haradinaj takon njërin prej figurave kryesore të serbëve të Kosovës

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me Milan Radojicic, njërin nga figurat më kryesore të komunitetit serb të Kosovës.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se gjatë takimit në mes të Haradinajt dhe Radojicic, është diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Siç mëson Express palët kanë rënë dakord që serbët e Kosovës të përfshihen në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar në njërin nga restorantet në kryeqytet, atë në ‘Tiffany’.

Ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me datë 3 dhe 4 gusht. Më 3 gusht do të zgjidhet i nominuari për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli, si dhe me katër gusht, saktësisht të premten parashihet të emërohet kryeministri i vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button