Kosova

OAK: Kërcënimet ndaj gjyqësorit, të papranueshme

Oda e Avokatëve të Kosovës dënoi aktin kërcënues ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.

Në komunikatë thuhet se OAK kërkon hetim të shpejtë e të pavarur në zbulimin e kryerësve të këtij akti, që paraqet kërcënimin më të madh, që deri me tani i është bërë një drejtuesi të një Gjykate, në Republikën e Kosovës.

“OAK, mbështet dhe inkurajon kryetarin Ibrahimi, që të përballoj këtë situatë dhe të vazhdoj me këmbëngulje në sigurimin e organizimit dhe të funksionimit të kësaj Gjykate, siç ka bërë edhe deri me tani”, thuhet në komunikatë.

OAK, po ashtu rikonfirmon qëndrimin në mbështetje të pavarësisë së gjyqtarëve dhe Gjykatave në Kosovë dhe për të çfarëdo akti apo veprimi i cili cenon këtë pavarësi është i papranueshëm e si i këtillë edhe duhet të gjykohet dhe të dënohet.

“OAK, kërkon nga organet e zbatimit të ligjit që të ndërmarrin gjitha masat ligjore në mbrojtjen dhe në krijimin e sigurisë për zbatuesit e ligjit në Kosovë, duke përfshirë gjyqtarët, avokatët, prokurorët dhe familjet e tyre, në kryerjen e detyrave të tyre brenda autorizimeve ligjore. Kërcënimet, sulmet fizike dhe kërcënimet, siç ka ndodhur në qershor të këtij viti në Drenas, Tentativë vrasja e gjyqtarit të çështjes dhe rrezikimi i palëve dhe avokatëve në një proces gjyqësor, dhe rasti i fundit i sulmit ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë shenja alarmi për mungesë sigurie të zbatuesve të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

OAK po ashtu fton të gjithë gjyqtarët që vendimet e tyre t’i marrin në mënyrë të drejtë dhe të pavarur, duke mos lejuar që në asnjë rast të veçantë që të jenë të ndikuar në çfarëdo mënyre nga kushdo qoftë, përfshirë ndikim politik, lidhjet shoqërore, familjare a grupore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button