Politika

Fundi i majit bashkon sërish qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt të zhvilluar sot, ka diskutuar edhe për përgatitjet për organizmin e mbledhjes së ardhshme të përbashkët në mes të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në takimin e fundit me kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama, kanë diskutuar që të mbahet një mbledhje për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga mbledhjet e kaluara dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

Ai ka thënë se me Ramën janë pajtuar që një mbledhje e tillë të mbahet në fund të muajit muajit ose në javën e parë të muajit qershor.

Me propozim të Mustafës nga Qeveria e Kosovës janë caktuar edhe ministrant të ciltë do të merren me organizmin e kësaj mbledhje.

Kujtim Shala, Mahir Yağcılar, Petrit Selimi dhe Hajredin Kuçi do të jenë ministrat që do të merren me përgatitjet për mbajtjen e kësaj mbledhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button