Kosova

Kosova dhe Kroacia shumë shpejt me marrëveshje në fushën e blerjeve ushtarake

Në mes tjerash, ministri Mehaj dhe ministri kroat, Banozic u pajtuan për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet”, për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që pritet të nënshkruhet së shpejti në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, ministri Mehaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e madh të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it. Po ashtu, ministri Mehaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e njoftuan ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh dhe duke pasur parasysh që Republika e Kroacisë kryeson Nismën Rajonale, SHBA-Karta e Adriatikut (A5) si dhe Bashkëpunimin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore këtë vit, ministri Mehaj mori ftesën nga ministri Banozic, për pjesëmarrje në takimet e ardhshme në nivelin e ministrave të mbrojtjes të të dy nismave.

“Republika e Kroacisë është partner i fuqishëm rajonal me të cilin do të rrugëtojmë së bashku në perspektivën e sigurt zhvillimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi me këtë rast ministri Armend Mehaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button