Kosova

Veseli: Izraeli të lëvizë drejt njohjes së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar të mërkurën ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. Veseli tha se në takim ka potencuar nevojën që Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës.

veseli-izraeli-t-euml-l-euml-viz-euml-drejt-njohjes-s-euml-kosov-euml-s_hdLexoni të plotë postimin e plotë:

“Sot zhvillova një takim me ambasadorin e Izraelit në Beograd, z. Yossef Levy. Ambasadori më përcolli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë.

Ndërkaq, Unë, nga ana ime, potencova nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës.

Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button