Bota

Militantët e ISIS shkatërrojnë amfiteatrin romak

Militantë të Shtetit Islamik kanë shkatërruar një nga monumentet më të famshme në qytetin antik të Palmirës, Tetrapylonin dhe fasadën e amfiteatrit romak, sipas shefit sirian të antikiteteve, Maamoin Abdulkarim.

Qeveria siriane humbi kontrollin e Palmirës ndaj Shtetit Islamik në dhjetor dhe kjo është hera e dytë që grupi xhihadist pushton këtë zonë të mbrojtur nga UNESCO, përgjatë konfliktit gjashtë-vjeçar në vend.

Tetrapylon, vendi ku kryqëzohet kolonada e madhe e Palmirës, përbëhet nga një platformë e ngritur guri, me struktura të katër kolonave, të pozicionuara në secilin prej cepave.

Imazhet satelitore që Abdulkarim ka siguruar për agjensinë e lajmeve, Reuters, tregojnë platformën e gurit të mbuluar tashmë nga rrënojat si dhe amfiteatrin e shkatërruar, me vetëm katër kolona ende në këmbë, nga 16 të tilla.

Imazhet gjithashtu tregojnë edhe dëmet e mëdha të monumenteve në skenën e Teatrit Romak.

Grupi i xhihadistëve njihet se ka shkatërruar edhe të tjera monumente, përpara se të zmbrapsej nga një ofensivë e qeverisë së Bashar al-Assad, e mbështetur gjithashtu nga Rusia.

Një ditë më parë, një grup monitorues deklaroi se militantët e ISIS kishin ekzekutuar katër persona dhe kishin qëlluar për vdekje tetë të tjerë, jashtë një muzeumi pranë kësaj zone arkeologjike. Kjo nuk është hera e parë që militantët e përdorin amfiteatrin romak për të kryer vrasje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button