Kosova

Mbretëria e Bashkuar mbështetje Kosovës për MSA-n dhe liberalizimin e vizave

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, ku u diskutua procesi i përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, si dhe konkludimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Kuçi takoi Drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Appleby. Të dy palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri Kuçi vlerësoi mbështetjen e ofruar gjatë takimit në konkludimin sa më të shpejtë të MSA-së dhe sigurimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Westminster.

Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button