Politika

Jep dorëheqjen Edmond Haxhinasto

Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mësohet se në këto moment, Haxhinasto gjendet në ambientet e kryesisë së Kuvendit për të takuar kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Nuk dihet me siguri, por diskutohet që zëvendësuesi i Haxhinastos në këtë post mund të jetë Sokol Dervishi.

Interesimit të Top Channel mbi dorëheqjen e Haxhinastos, zyra e Kryeministrit iu përgjigj se dorëheqja është ashtu siç e ka shpjeguar vetë zoti Haxhinasto dhe nuk është pjesë e ndryshimeve në Qeveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button