Bota

Zgjedhjet në Tajvan, vendi mund të udhëhiqet nga një femër

Në Tajvan po mbahen zgjedhjet që mund të prodhojnë një rezultat historik, kjo në bazë të sondazheve të cilat e nxjerrin fituese Tsai Ing-wen, që nëse zgjidhet do të bëhet udhëheqësja e parë femër në këtë vend.

Rikthimi nga Ing-wen u bë për shkak të ngecjes ekonomike dhe përmirësimit të raporteve me Kinën, gjë që nuk është parë me sy të mirë duke shkaktuar protesta të shumta.

Zgjedhjet vijnë disa muaj pas takimit të parë pas më shumë se 60 vitesh ndërmjet Presidentit në detyrë të Tajvanit, Ma Ying-jeou dhe Presidentit kinez, Xi Jinping.

Në qoftë se Tsai Ing-wen dhe Partia Progresive Demokratike fitojnë, atëherë kjo do të ishte hera e parë që partia në pushtet Kuomintang do të humbiste shumicën në Parlament si dhe Presidencën njëkohësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button