Kosova

Bien ndryshimet e statutit, vështirësohet rruga e Kosovës në UEFA

Kongresi i UEFA-s rrëzoi propozimin e Komitetit Ekzekutiv që do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në këtë organizatë.

Komiteti kishte propozuar ndryshimin e pikës që parashikon se një vend mund të bëhet anëtar i UEFA-s nëse është anëtare e OKB-së, duke kërkuar ndryshimin që një federatë europiane të pranohej nëse shteti i saj njihej nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare.

Paketa e ndryshimeve statutore u votua në bllok, përveç kësaj pike, e cila me kërkesë të Zvicrës u hodh në votim të fshehtë.

Në përfundim të votimit, nga 56 vota, 33 votuan pro ndryshimeve, 20 kundër dhe 3 abstenuan. Ndryshimet nuk kaluan 2/3 e votave që ishte kuorimi i kërkuar sipas rregullores së UEFA-s.

Ky votim vështirëson akoma më shumë ambicien e FFK-së për t’u anëtarësuar në UEFA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button