Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Brenda 6 muajve zgjidhje problemit të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit,   Grida Duma prezantoi programin në lagjen 15 të qytetit, duke premtuar zgjidhje të problemit të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm brenda 6 muajve.

Duma iu referua edhe problemit të mbeturinave, pasi sipas saj nuk mund të konceptohet djegia e tyre në një qytet turistik.

“Është e pafalshme që të konceptohet që një qytet turistik t’i djegë plehrat. Është e pafalshme që të konceptohet që një qytet turistik të ketë Porto Romanon, pjesë të mrekullueshme të bregdetit, ta ketë zonë plehrash”, tha ajo.

“Është shumë e rëndësishme që të fillojmë projektin tonë të pastrimit të mbeturinave dhe riciklimit të tyre. Sistemi pas 21 Qershorit do të jetë; në çdo 150 metra do të kemi 3 kosha plehrash me 3 ngjyra të ndryshme ku do të ndajmë plastikën, nga qelqi dhe kartoni”, tha Duma.

Ndërkaq, ajo  më tej tha se do të ndalet masakra ndaj objekteve historike dhe ka një projekt për rivitalizimin e siteve arkeologjike.

“Ajo që do të bëjmë bashkë përveçse do të ndalojmë këtë masakër është të rizgjojmë qytetin antik. Do kemi një pedonale të madhe që do të ndjekë gjithë murin e vjetër dhe do të shkojë drejt markatës antike dhe drejt 18 siteve arkeologjike që ka qendra e Durrësit”, tha Duma.

Një shqetësim për banorët ishte edhe siguria në shkolla, ku kandidatja e djathtë shpjegoi projektin e saj në ngritjen e një grupi special të Policisë Bashkiake për të ruajtur shkollat.

“Do të ndërtojmë një grup special të Policisë Bashkiake, që do të sigurohet se kush i shkon rreth e qark oborrit të shkollës, që jo rrallë herë në gjimnaze është problem për narkotrafikun”, u shpreh Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button