Bota

Përplasjet NATO-Rusi

Përplasjet NATO-Rusi tashmë janë të hapura. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, e pranoi pas takimit një ditë më parë se ka pasur replika serioze e pa doreza, qe e përkthyer nga gjuha e diplomatëve do të thotë: edhe pak dhe do të përdornim grushtat.

Atmosfera ishte e nderë që përpara bisedimeve. Me një ton të akullt, ambasadori rus tha se marrëdhëniet e aleancës ushtarake me Moskën ishin në krizë të fortë, e shtoi se nuk ka as axhendë pozitive e as interesa të përbashkëta. I gjithë episodi nxorri dhe një herë në pah ndasitë e thella lindje-perëndim mbi ngërçin ukrainas dhe të ardhmen e sigurisë në Europë.

“NATO-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të rënda e të vazhdueshme mes tyre dhe takimi i fundit nuk e ndryshoi dot këtë situatë. Aleatët e NATO-s mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre se do të ketë rikthim të bashkëpunimit praktik nëse Rusia vazhdon të mos respektojë ligjin ndërkombëtar. Mundësinë e komunikimit ne do ta mbajmë sidoqoftë të hapur”, tha Stoltenberg.

Provokimet e fundit të avionëve luftarakë rusë kundrejt atyre të aleancës dhe anijeve në detrat veriorë europianë i kanë shtyrë shumë në perëndim të mendojnë se Vladimir Putin e ka pasion lojën me zjarrin. Diplomatët janë të mendimit se mbajtja gjallë e Këshillit NATO-Rusi është diçka pozitive, por NATO-ja sipas tyre nuk duhet të lejojë që të manipulohet pafundësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button