Bota

Pengon refugjatët sirianë, pushohet nga puna operatorja hungareze (VIDEO)

Një punonjëse e një kanali televiziv hungarez rrezikon të dënohet nga gjykata pasi teksa po filmonte refugjatët në kufi ka penguar duke rrëzuar në tokë njërin prej tyre teksa po i largohej policisë.

Refugjati sirian mbante në krahë fëmijën e tij të trembur nga forcat policore dhe po nxitonte të kalonte kufirin serbo- hungarez. Në momentin e rrëzimit ai bie mbi të birin dhe më pas largohet tutje. Imazhet e përfunduara online në kohë rekord sollën edhe reagimin e vetë kanalit që e dënoi veprimin e shëmtuar të punonjës së tij.

Lideri i opozites hungareze njoftoi menjëherë se do të ngrejë padi kundër gruas, emri i së cilës është Petra Laszlos, dhe sipas ligjit për aktin e kryer ndaj një anetari të komunitetit rrezikon deri në 5 vjet burgim.

Reagimet vërshuan njëkohësisht online ku emra të njohur guxuan t’i referoheshin kameramanes me lloj lloj epitetesh duke kërkuar të gjithë dënimin e saj. Mediet kane zbuluar se ajo është aktiviste e një partie të ekstremit të djathtë në Hungari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button