Politika

Agjencia për koordinimin e ndihmës, Tabaku: Centralizim pushteti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi sot qeverinë se po krijon agjenci të reja për interesa klienteliste.

Pas publikimit të vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Tabaku tha se Rama ka ideuar dhe ndërtuar shtetin më të madh dhe me një centralizim pushteti të paekzistuar me parë.

“Mania për të kontrolluar gjithçka dhe gjithkënd nuk ndalet. Ka vite qe në Ministrinë e Financave nën modelet më të mira është ngritur një drejtori specifike për menaxhimin e fondeve që vijnë nga BE. Ky model specifik dhe i mirë trajnuar po shkatërrohet nga njeriu i vetëm që zhduku kufijtë ndarës së partisë me shtetin. Agjencia do të ndërtojë politika, do menaxhojë fonde, do të jetë një Ministri e re e Financave. Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Medieve dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut, kjo agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet.

“Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive”, deklaroi Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button