Kosova

Sulmet në Paris, liderët kosovarë shprehin ngushëllimet

Autoritetet qendrore të republikës së Kosovës dënojnë fuqishëm përpjekjet për terrorizimin e popullit francez me akte mizore e terroriste.

Kryeminsitri Isa Mustafa, Presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi janë shprehur të shokuar nga sulmet e së premtes në Paris që morën jetën e mbi 150 njerëzve.

Ndërsa kanë shprehur se Kosova qëndron me popullin francez kundër terrorizmit. Nëpërmjet një deklarate kryeministri Mustafa ka shprehur dhimbjen e thellë për viktimat e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris, duke dënuar fuqishëm sic ka thënë përpjekjet për terrorizimin e popullit francez me akte mizore e terroriste, përmes të cilave po synohet të mbillet frika në krejt botën e civilizuar.

E tronditur nga sulmet terroriste në Paris është shprehur edhe presidentja Atifete Jahjaga. “E ndajmë dhembjen me Francën dhe qëndrojmë me popullin francez kundër terrorizmit” ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook. Shefi i diplomacisë kosovare Hashim Thaci thote se Kosova lutet për familjet dhe popullin francez pas asaj qe ndodhi te premten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button