Kosova

Thaçi: Të gjitha komunitetet kanë rol dhe hise në Kosovën e re

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka drejtuar fjalë të mira për Papa Franceskun.

tha-ccedil-i-t-euml-gjitha-komunitetet-kan-euml-rol-dhe-hise-n-euml-kosov-euml-n-e-re_hdAi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka lexuar fjalimin e Papës të cilën e ka quajtur mbresëlënës.

“Lexova fjalimin mbresëlënës të Papa Francisit në Turqi. Fjalimi i urtë i Kreut të Kishës Katolike u lexua në Turqinë që sot është me shumicë muslimane por që ishte historikisht edhe vatër e vjetër shume feve dhe kulturave. Papa Francisi fokusohet në respektimin e të drejtave fundamentale të njeriut por edhe ushtrimit të fesë si bazë për paqe afatgjate në botë. Kosova ka rrënjë të shëndosha të tolerances shekullore ndërfetare por duhet punuar edhe më shumë nga të gjithë ne që Kosova të mbetet si fole e shumë komuniteteve, të mëdha dhe të vogla, që të gjitha kanë rol dhe hise në Kosovën e re. HTH”, (sic) ka shkruar në fund Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button