Kosova

Rechel: Opozita nuk mundet me forcë t’ ia imponojë vullnetin shumicës

I dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, ish ambasadori gjerman në Kosovës Ernest Reichel sërish theksoi se opozita është fajtore për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, pasi ajo duhet të respektojë rregullat e demokracisë parlamentare, ku pakica nuk mundet që me veprime të dhunshme të ia imponojë vullnetin shumicës.

Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim një orësh bashkë me Reichel dhe ambasadoren gjermane në Kosovës Angelika Viets.

“Nga ana e tij kryetari Veseli theksoi se është duke bërë përpjekje që në Kuvendin e Kosovës të ruhet fryma e demokracisë parlamentare, duke vazhduar me insistim në mjetet demokratike për afrimin e pozitës dhe opozitës.

Veseli shtoi se “ Kuvendi nuk mund të bllokohet dhe do të vazhdojë punën e tij në një paketë projektligjesh më shumë rëndësi për zhvillimin e vendit”, thuhet më tej në komunikatë.

Në këtë takim siç thuhet në komunikatë është diskutuar edhe për proceset integruese të Kosovës dhe zhvillimin ekonomike, meqë rast kryetari Veseli shprehu nevojën që bizneset gjermane të investojnë kapitalin e tyre në ekonomikë kosovare. Përveç kësaj komunikate pas takimit nuk pati deklarata për gazetarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button