Kosova

Kuvendi i Kosovës në seancë plenare, 24 deputetë të opozitës të përjashtuar

Kuvendi i Kosovës nisi seancën plenare, ku pritet të diskutohen disa projektligje.

Para nisjes së seancës, policia ka rrethuar godinën e Kuvendit, ndërkohë që opozita prej ditës së djeshme vazhdon të protestojë në shesh pranë Kuvendit të Kosovës ku dhe ka ngritur tendat.

Opozita vazhdon të këmbëngulë në kërkesat e saj kundër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, demarkacionin me Malin e Zi si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se kemi vendosur që mos të hyjmë në sallën e Kuvendit, pasi qëllimi ynë nuk është të rrimë në hollin e Kuvendit duke mos u lejuar të jemi në seancë.

“Zyrtarisht sekretaria e Kuvendit ka dërguar një vendim për përjashtimin e mbi 23 deputetëve nga Kuvendi. Kjo nënkupton se ne nuk lejohemi të hyjmë në sallën e Kuvendit, pasi tashmë hyrje daljet janë të blinduara nga policët. Kjo nënkupton që ne do të përfundonim duke hedhur gaz ndaj policisë dhe jo në sallë. Kemi vendosur mos të shkojmë në seancë. Zajednica dhe demarkacioni kanë vdekur”, tha Ymeri para protestuesve në sheshin Skënderbej.

Ai tha se nëse do të tentohet që sot të zgjedhet presidenti atëherë edhe forma e protestës do të ndryshojë

Në axhendë janë pikat e mbetura nga seanca e 19 shkurtit si ; Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10; Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas; Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK; Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republ ikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit; Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës; Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin; Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë; Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button