Politika

Miratohet një ndryshim në ligjin e ndarjes territoriale

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot një propozim të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Vangjel Tavo, për të ndryshuar ligjin e ndarjes administrativo-territoriale të njësive vendore në Republikën e Shqipërisë. Nisma ligjore e inicuar nga Tavo, deputet i qarkut të Gjirokastrës, propozon që qendra e Bashkisë Dropull të jetë fshati Jorgucat dhe jo fshati Sofratikë, siç ka qenë deri më sot.
vangjel-tavoDeputetët Bashkim Fino, ish-kryetar i reformës territoriale, dhe Dashamir Peza votuan kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj abstenuan. Ndërkohë, kërkesa u mbështet nga kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.
Relacioni shoqërues i draftit shpjegon se pas ndarjes së re administrativo-territoriale të sanksionuar nga ky ligj, Bashkia Dropull përbëhet nga njësitë administrative Dropull i Sipërm, Dropull i Poshtëm dhe Pogon, ndërsa qendra e Bashkisë është fshati Sofratikë.
Në cilësinë e deputetit të qarkut të Gjirokastrës, Tavo shpjegon se pas takimeve të vazhdueshme me banorët e fshatrave që përbëjnë bashkinë Dropull, ata kanë konstatuar se është më funksionale që qendra e bashkisë Dropull të jetë fshati Jorgucat.
Relacioni i pr/ligjit argumenton më poshtë se dhe në aspektin gjeografik, historik dhe atë të zhvillimit ekonomiko-social të zonës, Jorgucati është më i favorizuar për të qenë epiqendra e Bashkisë Dropull.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 31 korrik, me votat e maxhorancës së majtë dhe ato të deputetëve të PDIU-së, ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, që përfshin 61 njësi vendore. Ky ligj gjatë votimit u abstenua nga deputeti Vangjel Tavo.
Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese la në fuqi ligjin në fjalë duke hedhur poshtë ankimimin e PD-së, për shfuqizimin e këtij ligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button