Bota

Turqia parashtron idenë e një “zone sigurie” në Siri

Turqi ripropozoi sot krijimin e një “zone sigurie” në territorin sirian, duke përfshirë qytetin Azaz, ku aktualisht po ndërmerr sulme ajrore për të parandaluar marrjen e kontrollit nga luftëtarët kurdë në Siri.

“Ne dëshirojmë të përcaktojmë një zonë sigurie me një shtrirje rreth 10 kilometra në pjesën e brendshme të Sirisë që përfshin qytetin Azaz”, deklaroi zëvendëskryministri turk, Yalçin Akdogan në një interviste për televizionin A-Haber.

Prej disa ditësh, artileria turke ka si objektiv bazat e përdorura në Siri nga milicët kurdë të Unitetit të Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilët kanë fituar terren në sajë të ofensivës së forcave të regjimit të Damaskut, mbështetur nga sulmet ajrore ruse, në provincën e Alepos në veri për të përparuar më tej deri në rrethinat e Azaz-it.

Qeveria islamiko-konservatore shprehu konsideratën e saj që kjo ofensivë ajrore ka mundur të pengojë YPG-në për të marrë kontrollin e qytetit, disa kilometra nga vija kufitare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button