Bota

Trump mund të firmosë një tjetër urdhër ndalimi

Donald Trump po konsideron një urdhër të ri ekzekutiv për të ndaluar qytetarë nga vende të caktuara që të mos udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, pasi përpjekja e tij e parë u hodh poshtë në gjykata.

Një urdhër i ri ekzekutiv mund të lëshohet të hënën ose të martën, është shprehur presidenti Trump për gazetarët. Kjo deklaratë e tij vjen pasi një gjykatë apeli në San Francisco përkrahu një vendim gjykate për pezullimin e urdhrit origjinal, që ndaloi hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 7 vende kryesisht muslimane.

Deri më tani është ende e paqartë se si urdhri i ri do të duket, por zoti Trump tha se vetëm pak gjëra do të ndryshonin nga urdhri origjinal, duke mos dhënë më të tjera detaje mbi këtë lëvizje që ai planifikon të bëjë.

Pavarësisht sugjerimeve të republikanit, administrata e tij mund ende ta ndjekë në gjykatë çështjen mbi urdhrin origjinal, që një javë më parë, u ndalua nga një gjykatë në Seattle.

Trump ka shprehur besimin se ai do ta fitojë këtë çështje edhe pse natyrisht do të duhet një kohë e gjatë. Presidenti ka argumentuar se ndalimi i tij ishte kyç për sigurinë kombëtare ndërkohë që gjykatat argumentojnë se ndalimi është i pajustifikueshëm.

Vendimi i gjykatës së apelit ka prekur vetëm një pjesë të urdhrit ekzekutiv të Trump, atë të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Sidoqoftë, vendimi nuk prek numrin e refugjatëve që do të pranohen në vitin aktual fiskal, nga 110.000 që u vendos nën administratën Obama, në vetëm 50.000.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button