Zgjedhjet lokale 2015

KQZ regjistron sot dy koalicionet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e së hënës për të regjistruar dy koalicionet zgjedhore që do të konkurrojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, të drejtuara respektivisht nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, janë dy grupimet e mëdha politike që do të garojnë më 21 qershor.

Dy forcat e mëdha politike në vend, PS dhe PD në limitet e afateve ligjore regjistruan zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e partive sipas koalicioneve respektivë.
Koalicioni i majtë, i udhëhequr nga PS, të përbëhet nga 39 parti të vogla, ndërsa koalicioni opozitar, i kryesuar nga PD, përfshin 15 parti.
Jashtë koalicioneve kanë mbetur Partia Socialdemokrate me kryetar Skënder Gjinushin, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule, Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës, Partia Fronti i Majtë e kryesuar nga Marko Dajti dhe Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut.

Në aleancën e majtë në këto zgjedhje janë rreshtuar forca politike me peshë si Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Fryma e Re Demokratike dhe Partia Demokristiane, ndërsa koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga demokratët, përveç vazhdimësisë së aleancës me Partinë Republikane, nuk përfshin ndonjë parti tjetër të spikatur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button