Politika

Rama: Bord transparence për çmimet e shportës, kush abuzon i konfiskohet malli

Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, ku edhe i tha se pavarësisht se nuk beson tek ndërhyrja në treg, tani jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është e domosdoshme.

Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të shportës ku nuk do të lejohen abuzimet dhe se kush nuk respekton çmimin e vendosur humbet mallin.

“Më ka shqetësuar fakti që shumica ja hedh fajin pakicë, pakica ja hedh fajin shumicë, në diskutimin mbi çmimet. Dhe për të mos pasur hedhje fajit nga njëri-tjetri, do futemin dhe ne. Do të krijojmë një Bord për çmimet kryesor. Ky Bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shumicë dhe pakicë dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme. Ai që do vendos çmime të ndryshme do të humbasë prodhimin, do t’ia konfiskojmë komplet”, dekaroi Rama.

“Jo me arbitrarite, por me ligj dhe zakon do të kalojmë akt normativ dhe i gjithë ushqimi do të konfiskohet, nëse dikush do të lozi me çmimet. Nuk mund të vendosen çmimet sipas dëshirës. Do të hymë ne për të bërë transparencën e çmimeve”, theksoi kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button