Kosova

Demarkacioni me Malin e Zi, Haradinaj: Ta hetojë FBI-ja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kërkon nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të angazhojë FBI-në për të hetuar demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Haradinaj ka thënë se i është adresuar Presidentes Jahjaga, i bindur se në këtë proces ka pasur shkelje dhe se, sipas tij, “duhet një hetim emergjent nga hetues ndërkombëtarë”.

Duke folur rreth vlerësimit të Komisionit të Jashtëm, lideri i AAK-së ka thënë se “ata kanë arritur t’i gjejnë shkeljet për shkak se, njerëzit që e kanë në dorë dokumentacionin, kanë arritur t’i manipulojnë ata”.

Ai ka thënë se presidentja menjëherë duhet ta bëjë kërkesën në adresë të FBI-së, ndërkohë që ka rikonfirmuar se mbetet i palëkundur në çështjes rreth e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Nuk qëndron konstatimi i fundit. Ato janë fakte të pabaza të Murat Mehës. Pika kufitare është ajo që ne pretendojmë dhe nuk zbrapsemi nga bindjet tona faktike. Këtë nuk po e them vetëm unë, por këtë e dinë të gjithë, si opozita, ashtu edhe pushtetarët. Nëse Presidentja Jahjaga nuk merr iniciativë, ne do t’i thërrasim vetë grupet hetimore, për t’i vlerësuar pikat kufitare”, ka thënë, ndër të tjera, në intervistën dhënë RTK-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Related Articles

Nje koment

  1. Te jeshe shqiptar antiperendimor, eshte e paarsyeshme, per te mos then çmenduri!
    Sipas disa politikajve dhe disa komentuesve si Etnik-u u dashka zhdukur edhe Shqiperine nga faqja e dheut sepse rreth 40 vjet me radhe e udhehoqi Enver Hoxha dhe vetem tani po e kuptojme edhe me drejte se pse i gjori qenka mbyllur dhe me sa sakrifice e paska ruajtur shtetin nga shfarosja dhe vertet na ben tna dhimbset sepse veq armiqve rreth e rrotull i paska pasur edhe kanibalet e mbrendshem siq jane
    Albini-Laramushi-Lima-sala,jozefina,basha,ristani e disa edhe pse ka vite qejan kthyer ne kryeveprat e shqiperise-Kosoves,kesaj i thone vertet qmenduri dhe te tillet ti quash lugat eshte pak,tu thuash te qmendur do te ishte nderim por te thuash se ky soj eshte kriminel dhe jeton vetem me gjak prap eshte pak,do te thoja i mjere ai popull qe detyrohet te jetoje nen thundrat e tyre,siq jemi ne shqiptaret qe per mendimin tim ishim jo ai popull qe tregon historia por ne isshim edhe me te ulet se libianet,egjiptianet,sirianet e gjith andej popujt arab te shtypur e te pa shkolluar.
    Me vjen keq,por komentin me siper nuk e kisha per persona me aftesi te kufizuara mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button