Politika

Integrimi, Bregu: Hapja e negociatave, jo garë pa kohë

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, në praninë e drejtorit të Zgjerimit në KE, kryetarja e komisionit parlamentar Majlinda Bregu ka deklaruar se, duhet siguri dhe stabilitet për zgjerimin europian.

“Hapja e negociatave me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë. Nëse perspektiva e anëtarësimit mbetet pezull, mund të shkaktohet më shumë destabilitet”, ka thënë Bregu.

Nga ana tjetër, ish-ministrja e Integrimit ka nënvizuar nga ana tjetër se edhe klasa politike shqiptare duhet të bëjë të sajën, duke devijuar nga kursi i interesave personale.

“Politikanët mund të përqendrohen në interesat personale nëse nuk kanë motivim. Ky duhet të jetë shqetësimi ynë”, ka thënë Bregu.

Nga ana tjetër, drejtori për Zgjerimin në KE, Christian Danielsson, duke iu referuar progres-raportit, ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshëm në rrugën e reformave.

“Shqipëria ka nisur një reformë gjyqësore të rëndësishme, por të vështirë”, ka thënë mes të tjerash Danielsson, i cili ka vënë në dukje edhe vlerësimet që progres-raporti nënvizon sa i takon rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button