☁️
Tiranë 27°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,578 ▼0.42%
DOW 51,095 ▼0.42%
NASDAQ 26,926 ▼0.62%
NAFTA 94.97 ▲1.29%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,707 ▼ -3.27% ETH $1,864 ▼ -5.81% XRP $1.2276 ▼ -2.93% SOL $74.4800 ▼ -5.9%
S&P 500 7,578 ▼0.42 % DOW 51,095 ▼0.42 % NASDAQ 26,926 ▼0.62 % NAFTA 94.97 ▲1.29 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,578 ▼0.42 % DOW 51,095 ▼0.42 % NASDAQ 26,926 ▼0.62 % NAFTA 94.97 ▲1.29 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

10 rastet kur dezinformimi ka rrezikuar projekte të mëdha në turizëm! Zvërneci nuk është i vetmi

Prej disa ditësh në Tiranë po zhvillohet një protestë kundër ndërtimit të një resorti ku do të investohen rreth 4 miliard USD në Zvërnec.

Protestuesit të cilët u nxitën nga një përplasje e banorëve me policinë në zonën që ishte rrethuar, kërkojnë anulimin e investimit, ndër të tjera edhe për shkak të ndikimit që do të ketë ai në ambient. Kundërshtarët e projektit argumentojnë se ekosistem në zonë mund të preket nga zhvillimi që po planifikohet.

Në historinë e turizmit në botë, ky nuk është rasti i parë kur protesta lokale, dhe dezinformime me shifra të pakonfirmuara pengojnë investime të mëdha.

“Viktimë” e asaj që quhet NIMBY “Not In My Backyard” (Jo në oborrin tim), kanë prekur edhe vende turistike me famë në Europë si Shën Stefani në Mal të Zi apo Disney në Francë.

Në sektorin e turizmit, NIMBY merr forma shumë specifike që mund të paralizojnë zhvillimin e një rajoni të tërë. Kur sindroma NIMBY ushqehet nga dezinformimi, pasojat janë të rënda si:

Ngrirja e Kapitalit

Investitorët seriozë nuk kanë kohë të luftojnë pafundësisht në gjykata apo me protesta lokale. Ata e zhvendosin kapitalin e tyre në një shtet apo qytet tjetër më mikpritës.

Stanacion i Komunitetit dhe ekonomisë

Zonat që mbyllen në vetvete nga frika, shpesh përfundojnë duke vuajtur nga papunësia, emigrimi i të rinjve dhe mungesa e infrastrukturës moderne, duke humbur mundësinë e zhvillimit pikërisht për shkak të refuzimit të tyre të hershëm.

Sindroma NIMBY nuk lindi si një fenomen për turizmin, por kalimi drejt projekteve turistike ndodhi rreth fundit të viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90. Gjithashtu u forcua më shumë në vitet 2000 kur bota njohu shpërthimin e “turizmit masiv”, të nxitur nga fluturimet e lira (loë-cost) dhe modelet e resorteve të mëdha.

Shkrimi më poshtë ofron një analizë të përmbledhur të 10 rasteve konkrete ku investime të markave globale (në turizëm, infrastrukturë dhe teknologji) janë bllokuar ose anuluar si pasojë e drejtpërdrejtë e “Sindromës NIMBY” (Not In My Backyard) të fuqizuar me fushata dezinformimi.

Aman Resorts dhe Bllokimi në Mal të Zi (Sveti Stefan)
Ky është një nga rastet më të famshme në Ballkan, ku politika, dezinformimi dhe populizmi lokal goditën një nga markat më të prestigjoze të hotelerisë në botë.

NIMBY/ Dezinformimi : AMAN kishte marrë me koncesion ishullin historik të Shën Stefanit. Në vitin 2021, me ndryshimin e qeverisë, debati politik, protestat lokale dhe narrativat publike kundër projektit u intensifikuan, u fillua gjithashtu një fushatë dezinformuese. Ata nxitën banorët duke pretenduar se Aman “po u vidhte detin Malazezëve” dhe se kontratat ishin të paligjshme. U shpërndanë lajme se vendasit nuk lejoheshin të ecnin as pranë plazheve.

Rezultati: Nën këtë presion grupe protestuesish prishën gardhet dhe hynë në plazhet e resortit. Aman Resorts, duke mos toleruar këtë dëmtim të imazhit dhe cenim të sigurisë, mbylli resortin për më shumë se një vit dhe e dërgoi shtetin e Malit të Zi në Arbitrazh Ndërkombëtar. Mali i Zi humbi përkohësisht simbolin e tij më të madh të turizmit elitare.

Kur Grekët nuk kursjenë as Grekët ( e jo më Shqiptarët)

Rasti i Hotelit Luksoz “Moon Beach” (Milos, Greqi)
Projekti: Ndërtimi i një kompleks hotelerik ultra-luksoz me 5 yje në Sarakiniko, bregdeti ikonik vullkanik i njohur si “Plazhi i Hënës” në ishullin e Milosit, Greqi nisi një debat të gjerë. Projekti parashikonte një arkitekturë që do të shkrihej me shkëmbinjtë e bardhë, duke ofruar suita, vila dhe pishina private me pamje nga deti Egje. Qëllimi ishte transformimi i kësaj zone në një enklavë të turizmit elitar, e cila do të tërhiqte vizitorë me të ardhura shumë të larta në një nga peizazhet më të fotografuara të botës, duke rritur vlerën ekonomike të ishullit.

NIMBY/Dezinformimi: Komuniteti lokal, i mbështetur fuqimisht nga OJQ-të mjedisore kombëtare, ndezi një fushatë të ashpër dhe agresive të tipit NIMBY. Edhe pse projekti synonte një klientelë të përzgjedhur, fushata u ngrit mbi frikën e “mbi-turizmit” (over-tourism) dhe mbrojtjes së ekosistemeve delikate. Argumenti mjedisor u përdor sërish si arma e vetme për të bllokuar investimin. Në publik u shpërndanë narrativa alarmante ku pretendohej se: Plazhi ikonik do të kthehej në një “enklavë të mbyllur turistike”, duke u privatizuar dhe duke u ndaluar vendasve qasjen e lirë.

Peizazhi natyror “hënor”, i formuar prej miliona vitesh, do të shkatërrohej përgjithmonë nga ky “përbindësh betoni”. Ishulli i Milosit do të humbiste identitetin e tij cikladik nga makutëria e ndërtimeve të pakontrolluara. Kjo retorikë e polarizoi skajshmërisht debatin, duke e kthyer projektin në një tabelë qitjeje për aktivistët dhe duke e bërë të pamundur çdo dialog konstruktiv mes investitorëve dhe komunitetit.

Pasojat: Frika nga reagimi i publikut dhe mediatizimi i çështjes detyroi autoritetet politike të tërhiqeshin.

Rasti i Mega-Resortit “Cape Sidero” (Sitia, Kretë, Greqi)
Projekti: Në gadishullin e mrekullueshëm të Cape Sidero, në rajonin e Sitias (Kretë), u propozua një nga investimet më madhështore të turizmit elitar në Greqi. Projekti përfshinte ndërtimin e një mega-resorti ultra-luksoz të pajisur me hotele me pesë yje, fshatra turistikë me vila ekskluzive dhe fusha golfi të standardeve botërore. Vizioni i investitorëve ishte ta kthenin këtë cep të fjetur të Kretës në një magnet për elitën globale, duke premtuar krijimin e mijëra vendeve të reja të punës, zhvillimin e infrastrukturës dhe një injeksion masiv kapitali që do të transformonte ekonominë e zonës.

NIMBY & Dezinformimi: Ashtu si në rastet e tjera të Mesdheut, shpallja e këtij mega-projekti ndezi menjëherë një reagim agresiv të tipit NIMBY nga aktivistët lokalë, kleri lokal (që zotëronte pjesë të tokave rrethuese) dhe OJQ-të mjedisore. Duke shfrytëzuar faktin që zona ishte relativisht e paprekur, fushata u ngrit mbi një propagandë frike për “urbanizimin masiv” të gadishullit. Argumenti ekologjik u armatos sërish për të demonizuar zhvilluesit. Në komunitet u shpërndanë narrativa ekstreme ku pretendohej se:

Fushat e golfit do të shteronin tërësisht burimet e pakta ujore të rajonit, duke e lënë bujqësinë lokale të thahej.

Peizazhi i virgjër natyror do të gëlltitej nga një “qytet i ri prej betoni”, duke shkatërruar habitatin dhe biodiversitetin.

Identiteti tradicional i Sitias do të humbiste përgjithmonë nën kthetrat e korporatiave. Kjo qasje radikale dhe refuzuese krijoi një shqetësim publik që nuk la asnjë hapësirë për dialog, duke injoruar plotësisht studimet e thelluara të inxhinierëve dhe premtimet e kompanisë për teknologji të gjelbra apo përdorimin e ujit të shkripëzuar për fushat e golfit.

Pasojat: Beteja u shndërrua në një kalvar të pafundëm burokratik dhe ligjor. Procesi u mor peng nga paditë e njëpasnjëshme në Gjykatën e Lartë Administrative të Greqisë (Këshilli i Shtetit). Për vite me radhë, projekti mbeti plotësisht i ngrirë, duke e detyruar kompaninë zhvilluese të shpenzonte miliona në beteja ligjore dhe të rishikonte e zvogëlonte planin e saj vazhdimisht për t’u përshtatur me kërkesat e reja absurde. Rasti i Cape Sidero mbetet një nga shembujt më klasikë se si grupet e zhurmshme NIMBY, të fshehura pas petkut të mbrojtjes mjedisore, arrijnë të sabotojnë përmes bllokadave të pafundme ligjore zhvillimin ekonomik dhe investimet transformuese të turizmit të luksit.

Disney dhe “Çernobili Kulturor” në Francë
Projekti: Ndërtimi i Disneyland Paris (fillimisht i quajtur Euro Disney) në vitet ’90.

NIMBY/ Dezinformimi: Intelektualë, media lokale dhe fermerë francezë filluan një fushatë masive paniku. Ata e quajtën parkun një “Çernobil Kulturor”. Në komunitetet lokale u shpërndanë mesazhe sikur Disney do të shkatërronte fshatrat tradicionalë francezë, do të sillte kulturë të rrugës amerikane, kriminalitet dhe do t’u bënte “shpëlarje truri” fëmijëve. Fermerët bllokuan rrugët me traktorë.

Rezultati: Ndonëse Disney ishte mjaftueshëm i fuqishëm financiarisht për ta shtyrë projektin përpara ky reagim fillestar e dëmtoi rëndë markën në vitet e para. Fushata e dezinformimit ishte aq e fortë saqë vitet e para parku ishte prag falimentimit për shkak të bojkotit lokal.

Tërheqja e “Sandals Resorts” nga Tobago (2019)
Projekti: Projekti i planifikuar ishte i madh, një resort luksoz me rreth 750 dhoma, me investim të raportuar rreth 250 milionë USD.

NIMBY/ Dezinformimi: Projekti u përball me kundërshtime të forta politike, mjedisore dhe publike, duke gjeneruar një klimë të vazhdueshme publiciteti negativ.

Nga grupe të ndryshme u nxitën dezinformime se resorti do t’u “vidhte” plazhet vendasve, nuk do të paguante asnjë taksë dhe do të shkatërronte bizneset e vogla (krijuar panik për kolonizim turistik).

Rezultati: Në janar 2019, CEO i Sandals deklaroi se kjo atmosferë negative dhe debati i vazhdueshëm publik çuan kompaninë të tërhiqej nga projekti.

Dështimi i “The London Resort” (Britani, 2022)
Projekti: Park tematik turistik prej 2.5 miliardë paundësh në Kent (i njohur si Disneylandi i Britanisë).

NIMBY/ Dezinformimi: Ndër të tjerat, grupet nxitën etiketimin e zonës industriale të braktisur si habitatin jetik të një merimange të rrallë (jumping spider), duke amplifikuar lajmet se parku do të ishte një katastrofë ekologjike.

Rezultati: Investitorët u tërhoqën në vitin 2022 për shkak të kostove mjedisore dhe rezistencës

Bllokimi i “MSG Sphere” në Londër (2023-2024)
Projekti: Ndërtimi i një kompleksi gjigante argëtimi në Stratford, Londër, investim miliarda dollarësh nga Madison Square Garden Entertainment. Projekti i propozuar nga Madison Square Garden Entertainment synonte ndërtimin e një strukture argëtimi “Sphere” në Stratford, Londër, u zhvillua si një investim i madh në sektorin e argëtimit urban.

NIMBY/Dezinformimi: Fushata masive lokale e përqendruar te frika. Projekti u përball me kundërshtime gjatë procesit të planifikimit, ku banorët lokalë dhe autoritetet ngritën shqetësime për ndotjen vizuale nga ekranet LED, ndikimin në mjedisin urban dhe infrastrukturën e zonës.

U shpërndanë pretendime të ekzagjeruara se ndotja nga dritat do të shkaktonte sëmundje serioze dhe dritat LED do të verbonin shoferët e trenave dhe me një ndotje të madhe vizuale.

Rezultati: Kryebashkiaku i Londrës refuzoi projektin. MSG u tërhoq zyrtarisht në fillim të vitit 2024, duke e konsideruar mjedisin politik si “toksik”.

Bllokimi i Kroçerave në Key West, Florida (SHBA)
Projekti: Porti turistik i Key Ëest priste rregullisht anije gjigante kroçerash nga markat më të mëdha (Carnival, Royal Caribbean), të cilat sillnin mijëra turistë në ditë, duke qenë burimi kryesor i të ardhurave për ekonominë lokale.

NIMBY/Dezinformimi: Gjatë dhe pas pandemisë COVID-19, një komitet i vogël banorësh elitarë dhe disa organizata nisën një fushatë agresive NIMBY. Ata ekzagjeruan të dhënat mjedisore dhe ekonomike, duke publikuar raporte të rreme në mediat sociale që pretendonin se pasagjerët e kroçerave “nuk shpenzonin ” në qytet, se anijet po zhduknin koralet dhe se ishin vatra permanente të sëmundjeve infektive.

Rezultati:Të frikësuar dhe të manipuluar nga kjo fushatë, në vitin 2020 banorët e Key Ëest votuan në referendum për të kufizuar numrin e pasagjerëvë në ditë ( në 1500). Kjo i kushtoi bizneseve të vogla turistike dhjetëra miliona dollarë humbje në muajt në vijim.

Debati u karakterizua nga argumente të forta pro dhe kundër industrisë së kroçerave, duke përfshirë shqetësime ekonomike për bizneset lokale dhe shqetësime mjedisore për ekosistemin detar. Pas referendumit, çështja u zhvendos në debate ligjore dhe shtetërore mbi kompetencat e qeverisjes lokale.

Rasti i “Six Senses” në Parkun Kombëtar Tayrona (Kolumbi)
Projekti: Në vitin 2011, qeveria Kolumbiane (nën presidentin Juan Manuel Santos) shpalli projekt me markën ultra-luksoze aziatike Six Senses. Qëllimi ishte të ndërtohej një eko-resort i nivelit të lartë në një pjesë të vogël të Parkut Kombëtar Tayrona, një xhungël e paprekur pranë detit të Karaibeve. Six Senses është globalisht e njohur pikërisht për ndërtimet pa beton, duke përdorur kasolle prej bambuje dhe druri të integruara thellë në pyll, për të ofruar “luks diskret” për klientët e pasur që e duan natyrën.

NIMBY / Dezinformimi: Njoftimi nxiti një reagim kombëtar dhe lokal. Ka informacione se kjo fushatë u nxit ndër të tjera edhe nga konkurentët e hoteleve rreth parkut dhe disa aktivistë radikalë u bashkuan për të përhapur dezinformim mbi planin e resortit. U përhap gënjeshtra se qeveria “po ia shiste xhunglën të huajve për t’u betonizuar” dhe se Six Senses do të priste qindra hektarë pemë për të hapur rrugë për “pishina gjigante betoni” dhe fusha golfi. Për t’i dhënë goditjen finale, në rrjetet sociale u shtuan teori se prania e turistëve të pasur do të shfaroste shpirtrat e shenjtë të fiseve indigjene lokale (Kogi dhe Arhuaco).

Pasojat: Vala e indinjatës publike e bazuar në dezinformimin e “betonizimit” të xhunglës. Projeki u anullua përfshirë edhe vendimarrje gjyqësore dhe Six Sense u tërhoq. Kolumbia humbi mundësinë të kthehej në një destinacion të turizmit elitar mjedisor të nivelit botëror.

Mega-Resortit “Cabo Cortés” (Baja California Sur, Meksikë)
Projekti : Cabo Cortés, i propozuar në fillim të viteve 2010 nga kompania spanjolle Hansa Urbana, ishte një mega-zhvillim turistik në Baja California Sur, Meksikë. Ai parashikonte ndërtimin e rreth 27,000 dhomave hoteli, fusha golfi dhe një marinë të madhe, me synimin për të krijuar një destinacion turistik masiv në bregdetin e Paqësorit.

NIMBY / Dezinformimi: Që në fazat e para, projekti u përball me një rezistencë të fortë NIMBY, ku komunitetet lokale, organizatat mjedisore dhe shkencëtarët kundërshtuan zhvillimin në shkallë të tillë. Kundërshtimi u fokusua kryesisht te:

ndikimi në shkëmbinjtë koralorë dhe ekosistemin detar,

presioni mbi burimet e ujit në një zonë të thatë,

rreziku i urbanizimit masiv në një zonë natyrore të ndjeshme.

Ky mobilizim publik u bë një shembull tipik i konfliktit “zhvillim turistik masiv kundër ruajtjes së mjedisit” , ku interesat lokale dhe ekologjike u vendosën përballë investimeve të mëdha ndërkombëtare. Gjatë diskutimit publik u shfaqën edhe narrativa të forta dhe shpesh të ekzagjeruara

Rezultati: Në vitin 2012, autoritetet mjedisore në Meksikë refuzuan lejet kryesore të projektit, duke e ndalur zhvillimin e tij. Rasti u bë një shembull i rëndësishëm i mënyrës se si NIMBY dhe presioni mjedisor mund të ndikojnë drejtpërdrejt në anulimin e mega-projekteve turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.