☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.89 ▼0.77%
ARI 4,666 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,726 ▲ +0.53% ETH $2,498 ▼ -0.37% XRP $1.4211 ▲ +0.04% SOL $106.5200 ▲ +4.25%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.89 ▼0.77 % ARI 4,666 ▲0.05 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.89 ▼0.77 % ARI 4,666 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

13 anëtarë të sigurisë humbin jetën pas një sulmi ajror izraelit

Gjatë një sulmi ajror izraelit mbi një ndërtesë qeveritare në qytetin jugor Nabatieh u vranë 13 anëtarë të shërbimit të Sigurisë së Shtetit, njoftuan sot autoritetet libaneze.

Burime të sigurisë në Bejrut thanë se Nabatieh dhe zonat përreth janë goditur rëndë nga dhjetëra sulme ajrore izraelite dhe bombardime artilerie.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Shtetit  bëri të ditur se sulmi kishte në shënjestër ndërtesën qeveritare të Nabatieh, ku ndodhet zyra rajonale e saj. Sipas këtij institucioni, viktimat ndodheshin në detyrë, duke shërbyer për qytetarët në kushtet e krizës së vazhdueshme.

Institucioni e dënoi sulmin, duke akuzuar Izraelin për goditje të qëllimshme ndaj personelit të sigurisë dhe civilëve në territorin libanez.

Departamenti i Sigurisë së Shtetit është një nga agjencitë kryesore të inteligjencës dhe sigurisë së brendshme në Liban, me detyrë luftën kundër spiunazhit dhe terrorizmit, si dhe mbrojtjen e institucioneve shtetërore.

Që prej fillimit të luftës më 2 mars midis Hezbollah, i mbështetur nga Irani, dhe Izraelit, disa ushtarë të ushtrisë libaneze janë vrarë nga sulmet izraelite në jug të vendit.

Presidenti Joseph Aoun dënoi sulmet, duke deklaruar se goditja e institucioneve shtetërore nuk do ta ndalojë Libanin të mbrojë sovranitetin e tij. Ai gjithashtu përsëriti thirrjen ndaj komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë dhe ndalur sulmet izraelite./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.