180 filma në DocuTIFF
Tirana Film Institute do të zhvillojë edicionin e tretë të DocuTIFF 2017 në Tiranë nga data 10–17 maj 2016 në sallat Black Box të Universitetit të Arteve, salla UNESCO e Muzeut Historik Kombëtar, Open Air te Teatri Veror i Parkut Kombëtar të Liqenit dhe COD.
DocuTIFF gjatë këtij edicioni inkurajon prodhimin e filmit dokumentar në Shqipëri dhe synon t’iu japë më shumë shanse kineastëve shqiptarë për të gjetur bashkëpunim dhe duke bërë të mundur kontakte reciproke me kolegët e tyre në rajonin tonë dhe më gjerë.
E hapur për çdo regjisor nga e gjithë bota DocuTIFF do të shfaqë një përzgjedhje dinjitoze dhe emergjente të kinemasë dokumentare nga e gjithë bota, programe dhe projeksione speciale, seminare dhe masterklasa, retrospektiva, homazhe dhe tribute, mysafirë të huaj si dhe një ceremoni Galá të ndarjes së çmimeve si dhe ngjarje të tjera të veçanta.
Edicionin e kaluar DocuTIFF shfaqi 180 filma në 4 salla të ndryshme si dhe Open Air te Atrium i Muzeut Historik Kombëtar duke u bërë festivali më i madh i këtij lloji në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit në rajon. Këtë edicion aplikuan në DocuTIFF 2,988 filma nga 123 shtete të botës nga të cilët 713 feature, 534 mid-length dhe 1,741 shorts.
Aplikuan 610 studentë dhe 293 filma nga autorë debutues. Përveç zbulimeve interesante të autorëve të rinj janë përzgjedhur për publikun edhe filma dokumentarë të vlerësuar e seleksionuar në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, si Sundance, Cannes, Berlinale, Venezia apo të nominuar në Oscar, Golden Globe, etj.
Përveç konkurimit ndërkombëtar në kategoritë e filmit me metrazh të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër, një hapësirë e veçantë I është lënë edhe filmit në shqip që vjen me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe kudo ku ata ndodhen. Për herë të parë po hapet kategoria international Student për të krijuar një raport e ballafaqim më koherent me studentët e filmit në Shqipëri.
Në programin special do të jenë 3 filma nga filmografia e suksesshme e Agostino Ferrente.9 filma të suksesshëm, që sensibilizojnë probleme të ndjeshme sot në botë si: kriza ekonomike dhe politike, korrupsioni, çështje sociale, të krizës së identitetit, të rinisë dhe integrimit në shoqëri, krizave familjare apo erotiko-seksuale si dhe tema historike nga ngjarje të periudhës së diktaturave komuniste.
Do jenë dy filma të xhiruar në Shqipëri nga autorë francezë dhe italianë. Ndërsa në rubrikën RetrospecTIFF me rastin e 10 vjetorit të hapjes së degës së Filmit në Fakultetin Skenik të Universitetit të Arteve kemi sjellë për publikun një përzgjedhje prej 37 filmash më të mirë studentorë nga viti 2007-2017.
Do të jenë 6 juri që do të vlerësojnë filmat në konkurim. Juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë, juria ndërkombëtare e metrazhit të mesëm e të shkurtër, juria ndërkombëtare e filmit në shqip, juria Student dhe juria Best Frame. Nuk do të mungojë edhe këtë edicion juria e Medias, e cila filmin dokumentar e ka pjesë të natyrshme të profesionit të vet
Juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë:
Agostino Ferrente (Itali), Nikola Vukcevic (Mali i Zi), Rada Šešic (Kroaci).
Juria ndërkombëtare e metrazhit të mesëm e të shkurtër:
Olympia Mytilinaiou (Greqi), Lyubo Yonchev (Bullgari), Drita Llolla (Mali i Zi)
Juria e filmit në shqip:
Elis Mataj, Mikaela Minga dhe Brenton Kotorri
Juria e filmit Student (për herë të parë e përbërë nga studentë të UA):
Enxhi Arapi, Franka Lezhja, Gerard Ndoj, Kevin Dervishi dhe Laured Isufaj.
Juria Best Frame:
Elton Koritari, Albes Fusha dhe Jola Llogori
Juria e Medias:
Ben Andoni, Sokol Shameti, Nolian Lole