☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.70 ▲4.59%
ARI 5,025 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,330 ▲ +1.58% ETH $2,328 ▲ +3.66% XRP $1.5241 ▲ +3.63% SOL $94.7200 ▲ +1.85%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.70 ▲4.59 % ARI 5,025 ▲0.45 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.70 ▲4.59 % ARI 5,025 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

2015-Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës do të vijojë e moderuar

Ekonomia e Eurozonës është përmirësuar gradualisht gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014, mbështetur kryesisht nga përforcimi i kërkesës së brendshme.

Banka Qendrore ne raportin e publikuar se fundi mbi zhvillimet nderkombtare evidenton se, kushtet në tregun e punës kanë shfaqur shenja përmirësimi dhe norma e papunësisë së rajonit në fund të vitit ka rënë në nivelin 11.4%.

Gjithsesi, diferencat midis vendeve mbeten të theksuara, ku vende si Greqia, Spanja, Portugalia, vazhdojnë të raportojnë papunësi në vlera të larta. Në sektorin publik, vijon procesi i konsolidimit fiskal dhe në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014, niveli i borxhit publik ka rënë në 92.1% të PBB-së së rajonit. Sipas BSH-se, rënia e çmimit të naftës dhe mungesa e presioneve nga kërkesa e jashtme, kanë kontribuar në dobësimin e mëtejshëm të presioneve inflacioniste në këtë rajon, duke rezultuar në norma negative në fund të vitit.

Në sektorin bankar, kërkesa dhe oferta për kredi kanë shfaqur shenja përmirësimi dhe kushtet e kreditimit janë lehtësuar disi. Gjithsesi, vren raporti i Banks Qendrore, këta tregues kanë mbetur nën mesataren historike të tyre, të ndikuar nga procesi ende i papërfunduar i konsolidimit/pastrimit të bilanceve të bankave. Në këto kushte, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar tiparin lehtësues të politikës së saj monetare, ku përveç uljes së normës bazë të interesit ka prezantuar dhe masa të reja të lehtësimit sasior.

Të dhënat më të fundit dhe ecuria e treguesve të besimit, sugjerojnë se rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës do të vijojë me ritme të moderuara gjatë vitit 2015. Aktiviteti ekonomik pritet të mbështetet nga forcimi i kërkesës së brendshme ndikuar dhe nga çmimet e ulëta të naftës, lehtësimi i politikës monetare dhe një politikë fiskale më neutrale. Gjithashtu, nënçmimi i euros kundrejt monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë, pritet të ketë efekt nxitës për ecurinë e eksporteve evropiane.

Nga ana tjetër, niveli ende i lartë i papunësisë dhe i kapaciteteve të pashfrytëzuara, si dhe ecuria e reformave të sektorit privat e publik, vazhdojnë të mbartin rrezik për rimëkëmbjen ekonomike të Eurozonës. Rënia e normave të inflacionit në nivele negative, në një mjedis me rritje ende të dobët, konsiderohet si një rrezik i ri për stabilitetin e këtij rajoni, citon raporti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.