🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,049 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,901 ▲ +1.14% ETH $2,352 ▲ +1.51% XRP $1.3256 ▲ +1.8% SOL $101.8300 ▲ +1.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,049 ▼0.64 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,049 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Kjo javë kulmoi me çmimin e naftës që iu afrua kufirit prej 200 lekëve për litër në tregun vendas. Në mesjavë çmimi arriti në 198, por më pas pati një tendencë rënëse për të mbetur në kufijtë e 195-193 lekë/litër.

Ndërkohë qeveria njoftoi ngritjen e një taskë-force që monitoron tregun në mënyrë ditore. Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë një interviste për emisioni E-ZONE në Vizion Plus shpjegoi se çfarë roli ka kjo taskë forcë.

“Taskë forca e përbërë nga një ekip nga tre ministritë, financat, ekonomia dhe energjia kanë si qëllim të monitorojnë tregun nga abuzimet e mundshme me çmimet e shumicës dhe pakicës në treg. Nga ajo çfarë kemi parë deri më tani çmimet kanë qenë reflektim i tendencës së çmimeve ndërkombëtare. Nga takimi që patëm dhe me operatorët e fushës kemi garancinë se nuk do të kemi mungesa të produktit në treg dhe se tregu ka rezervat e duhura”, tha Ibrahimaj.

Por një sërë shtetesh kanë marrë masa duke vendosur tavane në marzhet e fitimit të kompanive apo duke riparë taksat, për të parandaluar çmimet abuzive në treg të naftës. Por qeveria shqiptare çfarë masash do të marrë?

“Nëse do të shohim që çmimet e naftës do të rriten me shpejtësi, kemi mekanizmin ligjor në fuqi. Kemi një regjim tjetër të përcaktimit të çmimeve që e kemi aplikuar edhe tre vite më parë nëpërmjet bordit të transparencës. Ky bord do të bëhet efektiv nëse çmimet do të rriten, por ne pamë që gjatë kësaj jave pati një relaksim të çmimeve në treg”, tha Ibrahimaj në Vizion Plus.

Dy javë nga lufta në Lindjen e Mesme tregu i energjisë është përfshirë nga pasiguri të forta, duke reflektuar çmime në rritje. Në fund të kësaj jave çmimi në tregjet ndërkombëtare kaloi kufirin 100 $ për fuçi, nga 70-75 $ që ishte para nisjes së luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.