☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

300 mln euro borxh me Eurobond/ Plani i qeverisë, në tre vite do marrë 500 milionë euro

Top Channel ka mësuar se qeveria do të synojë të marrë 300 milionë euro hua përmes eurobondit këtë vit. Por ky nuk është një borxh shtesë. Këto para do të merren për të zëvendësuar borxhin e marrë përmes eurobondit të mëparshëm si dhe për të financuar deficitin sipas kufijve të përcaktuar në buxhetin e shtetit.

Në vitin 2015, Shqipëria shiti një eurbond përmes të cilit mori 450 milionë euro borxh me interes vjetor 5.75 për qind. Edhe pse afati i këtij borxhi mbaron në vitin 2020, qeveria do të nisë gradualisht rinovimin e tij që nga ky vit.

Plani i ministrisë së financave parashikon që qeveria të marrë gradualisht mbi 500 milionë euro në tre vitet e ardhshme për të zevendësuar eurobondin që maturohet në 2020 si dhe për plotësuar nevojat e saj për likuiditet.

Sipas financave, e gjithë shuma që do të merret është brenda kufijve të deficitit buxhetor dhe nuk e cënon trajektoren e uljes së borxhit publik. Qeveria parashikon që deri në vitin 2020 borxhi publik të ulet në 63.5 për qind e prodhimit kombëtar nga 70 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.