☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.59 ▲2.51%
ARI 4,103 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,696 ▼ -2.3% ETH $2,400 ▼ -2.95% XRP $1.3235 ▼ -2.66% SOL $104.3500 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Federata” e grumbulluesve: Një kartel që rrit çmimet dhe varfëron fermerin

"Federata" e grumbulluesve të frutave edhe perimeve , edhe një kujtesë mbi nulitetin e taksimit si mjet kundër uljes së çmimit të përcaktuar nga karteli.

Nga IRENA BEQIRAJ

Rritja e menjëhershme e çmimit të fruta perimeve me gati 50% , ka nevojë për një analizë të detajuar e cila duhet përqëndruar tek grumbulluesit .

Nga të dhënat por dhe nga fakti që qeveria është shumë e ndjeshme për produktet buqësore që shiten trotuareve , duket se grumbulluesit e fruta perimeve funksionojnë si federata e shurupit të panjës në Kebek të Kanadasë, provincë e cila prodhon më shumë se 70 përqind të shurupit të panjës në botë .
Federata e Shurupit të Panjës është një kartel po aq i pangopur sa OPEC . Me vendim të qeverisë kanadese të gjithë prodhuesit e vegjël duhet t’ja shesin prodhimin Federatës.
Çdo pranverë , 7.400 prodhuesit e provincës dërgojnë prodhimin e tyre tek federata.
Pavarësisht faktit nëse prodhimi është i bollshëm apo i pakët federata i mban çmimet e larta në treg duke kontrolluar sasitë që hedh në treg .
Kur federata dyshon se fermerët po prodhojnë dhe shesin jashtë sistemit, ajo me ndihmën e qeverisë vendos gjoba edhe sekuestron prodhimin.
E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Fermeri në mungesë të kapaciteteve për ti shitur produktet direkt tek konsumatori, i dorëzon produktet tek 2 apo 3 grumulluesit të cilët funksionojnë si kartel. Ja blejnë fermerit domaten me çmim 60 lek/kg, (shpesh me lek në dorë) edhe e shesin me 350 lek . Ndonjë fermer rebel që del në rrugë për të shitur produktet e veta, si e vetmja mundësi për të përfituar sa meriton nga djersa e tij , shpartallohet nga qeveria në emër të sigurisë ushqimore .
Për më tepër, si një kujtesë për debatit që po bëhet sot, eksperienca në tregun e fruta perimeve tregon se taksimi nuk stabilizon strukturën e tregjeve edhe aq më pak të ulë çmimet. Në 2014 qeveria përdori teknikat e taksimit si një mënyrë për të siguruar tregje për fermerët vendas me qëllim rritjen e konkurrencës në treg edhe uljen e çmimeve. Ajo ju dha mundësi fermerëve të shisnin produktet e tyre tek grumulluesit me çmimin e plotë me TVSH por pa i detyruar ata të përfshiheshin në skemën e TVSH-së. Qeveria lejoi autofaturimin nga ana e grumulluesve për produktet e blera nga fermerët duke ulur ngarkesën fiskale mbi ta me qëllim uljen e çmimit final . Por përqëndrimi i tregut vetëm tek një numër i kufizuar grumbulluesish, me gjithë lehtësinë fiskale të qeverisë, nuk ulën çmimit, përkundrazi ato ndihmuan në krijimin edhe forcimin e “federatës” e grumbulluesve të frutave dhe perimeve , të cilët u bënë përfituesit eskluziv të TVSH-së së autofaturuar , duke lënë duar bosh fermerët që teorikisht kjo skemë taksimi pretendonte të ndihmonte.
Puna në qeveri më mësoi dallimin midis ekonomistëve të mirë edhe të këqinj. Ajo që e dallon një ekonomist të keq nga një i mirë është se ekonomisti i keq mund të shohë vetëm atë që duket ndërsa ekonomisti i mirë dallon edhe pasojat ende të padukshme që do të vijnë pas efektit të dukshëm të një veprimi. Ekonomisti i mirë peshon meritat e një propozimi, një politike ose një institucioni duke marrë parasysh si efektet që ai edhe të tjerët mund të shohin, ashtu edhe pasojat e ardhshme që ai parashikon por të tjerët jo.
Politikat ekonomike kanë nevojë për ekonomistë të mirë .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.