4 prilli, prova nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet në Kavajë
Prova e fortë nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë do të jetë data 4 prill.
Në vendimin e miratuar sot nga KQZ është vendosur që partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, jo më vonë se data 4 prill 2017.
Gjithashtu, koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, jo më vonë se data 8 prill 2017.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.