☁️
Tiranë 25°C · Vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 81.04 ▼1.6%
ARI 4,717 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,496 ▼ -0.62% ETH $2,442 ▼ -1.7% XRP $1.4322 ▼ -3.43% SOL $96.6800 ▼ -1.92%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 81.04 ▼1.6 % ARI 4,717 ▲0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 81.04 ▼1.6 % ARI 4,717 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
26 Aug 2026
Breaking
Politika

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

OTensionet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Kuvend kane vijuar në disa episode gjatë seancës të së enjtes.

Përplasja mes dy zonjave ndodhi  gjatë kohës që mbante fjalën deputetja e PS, Bora Muzhaqi, nderkohe qe ka replikuar me deputeten e PD, Albana Vokshi.

Kjo e fundit kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca dhe dënimin me dy muaj duke e quajtur “sharlatan”, teksa iu drejtua kolegeve të mazhorancës nëse: “kishin motra, nëna dhe gra” në familjet e tyre për fyerjet seksiste që Balla i kishte bërë dhe intimidimet e vazhdueshme në Kuvend.

Nga ana saj, Muzhaqi gjatë fjalës së saj ia ktheu Vokshit duke i kujtuar fjalorin e saj dhe iu drejtua po me të njëjtën pyetje që shkaktoi irritimin e opozitares.

Përplasja verbale mes dy ligjvënëseve ka degraduar në tone të ashpra, duke kaluar nga diskutimi politik në replika personale. Gjatë debatit, Muzhaqi i është drejtuar Vokshit me fjalët: “Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?!”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Vokshit, e cila i është përgjigjur me tone të larta:

“Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho… të të vijë turp, turp të kesh, mos m’i përmend fëmijët këtu, more vesh…!”.

Nga ana e saj, Muzhaqi ka vijuar replikën duke theksuar: “Ti mos m’i përmend prindërit”.

Ndërsa Vokshi ka reaguar sërish ashpër: “Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën… turp!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.